Jo vetëm Studentët, por në të gjithë shqiptarët po protestojnë kundër varfërisë, korrupsionit dhe krimit që ka kapur vendin.
Ditën sotme minatorët e Bulqizës kanë dërguar një letër institucioneve shqiptare ku kërkojnë mbi të gjithë përmirësim të kushteve të punës, miratimin e statusit për minatorët si dhe rritje të pagës.
Letra e minatorëve:
PERFAQESIA E PROTESTES SE MINATOREVE
KRYETARI
Nr. ___________Prot. Tirane, më _______2018
Drejtuar: Z. Edi Rama
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Zotit Gramoz Ruçi
Kryetar i Parlamentit
SH.T.Z. Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë
Për Dijeni: Z. Lulzim Basha
Kryetar i Partisë Demokratike
Lënda: Mbi plotësimin e kërkesave të Minatorëve të Bulqizës
I nderuar Z. Kryeministër,
Ne, Përfaqësia e Protestuesve Minatorë, të zhytur në zgafelle ferri, ku jeta e minatorit nuk vlen asgjë, të zhytur në mjerim dhe pa asnjë perspektivë, ku shpesh herë na është premtuar nga të gjitha qeveritë që kushtet tona të punës do të ndryshojnë, ku gjendja jone ekonomike do të përmirësohet, sot më tepër se kurrë e shikojmë se jeta dhe shëndeti ynë është në rrezik. Të detyruar të ngremë zërin për të siguruar një jetë më të mirë për veten tonë dhe familjet tona, parashtrojmë kërkesat tona si më poshtë:
1. Të miratohet statusi i minatorit;
2. Të rriten pagat dhe të jepet leje vjetore me të drejtë page;
3. Renta minerale t’i kthehet si e ardhur Bashkisë dhe të përdoret në Bulqizë;
4. Të sigurohen kontrolle shëndetësore dy here ne vit dhe pa pagesë, duke pasur parasysh se minatorët vuajnë nga sëmundje profesionale. Gjithashtu minatorëve tu rimburohen ilaçet 100%;
5. Paga minimale e punëtorëve të cilët punojnë në minierat e nëntokës të mos jetë më poshtë se shuma 70 mijë lek të reja;
6. Të përmirësohen kushtet e punës;
1. Bektash Jangulli
2. Ramazan Murja
3. Lutfi Loka
4. Agim Mera
5. Luan Daka
6. Agim Kurcani
7. Nazmi Jakimi
8. Bashkim Xheleshi
9. Shpetim Kaci
10. Destan Hupi
11. Nehat Sejdini
PËR PERFAQESINË E PROTESTUESVE MINATORE
BEKTASH JANGULLI
Drejtuar: Komisariatit të Policisë Bulqizë
RRETHI DIBËR
Lënda: Mbi protestimin e minatorëve pensionistë të Bulqizës
Ne, përfaqësuesit e minatorëve pensioniste, kemi vendosur të protestojmë për të drejtat tona që na janë mohuar me dekada nga të gjitha qeveritë.
Tashme protesta jone ka vazhduar dhe do të zhvillohet çdo ditë nga ora 14:30 deri në orën 15:30 në bulevardin e qytetit të vjetër.
Protesta jone do të jetë paqësore dhe nuk do të ndalet deri me miratimin e kërkesave tona nga ana e qeverise, në të kundërt do të përshkallëzohet deri ne greve urie.
Si një mjet i lejuar demokratik, për sensibilizimin e qeverisë për të mbrojtur interesat e minatorëve, kërkojmë nga ana juaj të merren masat e nevojshme për mbarëvajtjen e protestave tona dhe shmangien e provokimeve.
PERFAQESIA E PROTESTES SE MINATORËVE
PËR PERFAQESINË E PROTESTUESVE MINATORË
LËNDA: Mbi kërkesat e minatorëve
Kërkesat e minatorëve
Ne, Përfaqësia e Protestuesve Minatorë, parashtrojmë kërkesat tona si më poshtë vijon: