December 24, 2024

Kryemadhi: Rama është armik i popullit! Do ta zënë mallkimet e nënave

E ashpër ka qenë dalja në një konferencë për shtyp e Monika Kryemadhit, teksa hodhi akuza për lidhjet e Edi Ramës me oligarkët dhe krimin e organizuar.

Kreu i LSI tha sot se kryeministri tregoi se i urren të rinjtë, teksa u shpreh se ai është armik i popullit.

“Studentet tona që kanë mandat deputeti përfaqësuan 8 kërkesat në Kuvend duke i paraqitur ato si projektligj. Por mazhoranca arrogante nuk pranon që t’u heqë oligarkëve 0.5%, por Rama del dhe trumpeton sikur po i qan zemra për studnetët.

Nuk do të falim ty kryeministër injorant që gjithë jetën tënde ke kopjuar fjalimet e të tjerëve dhe vetëm zhgarravina ke bërë.

Për ty vetëm mallkim do të ketë nga nënat e vajzave që jetojnë në konviktet mizerje dhe që e mbajnë shpirtin gjallë me një sanduiç.

Ti sot përfaqëson krimin e organizuar dhe për këtë nuk do të fali historia” – tha Kryemadhi ndër të tjera.

Kryemadhi u shpreh se Rama do të ikë si një kufomë politike edhe pse është fshehur pas emrit të saj si një hije që prej kohës kur hyri në politikë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com