November 24, 2024

Dhjetori i festave, atmosfera në shtëpitë e VIP-ave shqiptarë

As ky sezon nuk ka kaluar pa postime të shtëpive nga yjet, të cilët kanë ndarë me fansat ambientin festiv që ata kanë përgatitur për të kaluar këto ditë festash.

Atmosfera festive pothuajse ka mbërritur në çdo shtëpi, përfshirë këtu edhe në ato të figurave publike, të cilat zgjojnë gjithmonë kureshtje te publiku.

Noa.al ka sjell disa nga ambjentet e shtëpive të disa prej personazheve të njohur, të cilët nuk kanë hezituar që të dekorojnë shtëpitë e tyre për të pritur vitin e ri 2019.

Miriami e Ameli janë përfshirë nga mania që i kapi të gjithë për të sjellë sa më shpejt festat e hareshme.

Kjo është pema e Londonit, që me siguri këtë vit po e shijon me të vërtetë duke qenë se është më i rritur.

Këtë vit familja e Jona Spahiut ka një pjestar të ri, ndaj Raiden e meriton këtë pemë gjigande!

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt sapo ka ndarë fotot më të ëmbla të para ndonjëherë.

Nën frymën e festave, Shkelzen Jetishi – Xeni ka bërë gjithashtu të ditur edhe se në shtëpinë e tij dekoret e fundvitit kanë arritur.

Edhe Nora Istrefi ka bërë gati shtëpinë për festat e fundvitit.

Lea e Kledi Kadiut e bëri pemën dhe po i jep ‘dorën’ e fundit!

Anita Haradinaj ka publikuar një fotografi në Instagram, duke treguar një pjesë të shtëpisë se si ata e kanë dekoruar.

Edhe Afërdita Dreshaj ka dekoruar shtëpinë e saj ku jeton me bashkëshortin çek.

Fatma dhe Alfio duke qenë se nuk kanë fëmijë kanë më shumë kohë të merren me detajet e dhjetorit. Çifti është kujdesur që atmosfera e festave të ndihet në çdo detaj.

/a.r

Facebook Comments

MineralHygienics.com