May 7, 2026

Noizy me orë dore në vlerë 175 mijë euro

Reperi Noizy është një prej emrave më të përfolur në mediat rozë.

Përveç projekteve muzikore, vëmendje të madhe rrëmben edhe jeta e tij private.

Viteve të fundvit, përveç muzikës, ai ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në biznes.

Të ardhurat e mira nga muzika por edhe biznesit, duket se i kanë mundësuar reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Vetëm një orë dore që reperi bart me vete kap vlerën e 175 mijë eurove.

Faqja “What they wearin” ka publikuar së fundmi në Instagram një fotografi të orës luksoze “Richard Mille” që reperi mban në dorën e tij.

Reperi shqiptar e ka treguar shpesh në paraqitjet e tij se bën kujdes maksimal në përzgjedhjen e veshjeve, ndërsa duket se harxhon shumë për këtë pjesë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com