Ashtu sikurse është paralajmëruar, ditën e sotme pritet të zhvillohet mbledhja e përgjithshme e prokurorëve për të zgjedhur listën e prokurorëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kjo mbledhje do të zhvillohet më 11 dhjetor 2018 në orën 09:00 në një hotel privat në Tiranë.
Thirrja e kësaj mbledhje vjen pasi më 27 nëntor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar këtij institucioni listën e plotë të prokurorëve që kanë kaluar me sukses procesin e vettingut.