Janë hedhur në protestë edhe banorët e Himarës. Ata kanë bllokuar punimet për rikualifikimin urban të Spilesë në Himarë. Ata thanë se projekti është abuziv dhe është bllokuar me vendim gjykate.
“Po na hyjnë në prona, nuk na njohin aktet e pronësisë. Shteti po na detyron të bëjmë vetëgjyqësi”, shprehen banorët.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Vlorës, shfuqizoi vendimin e Këshillit Bashkiak për rikualifikimin urban të Spilesë.