Prej 6 ditësh, studentët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë uljen e tarifave të studimit, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve të konvikteve etj.Dje ata i kanë ripërsëritur kryeministrit Rama pas deklaratës së tij nga Facebook-u, të cilën ai e quajti ‘Dialog me studentët’, se ka kohë deri nesër që të plotësojë kërkesat e shkruajtura dhe nisur Ministrisë. Nderkohe sot ne oret e para te mengjesit studentet kane rinisur protesten. Ne proteste do i bashkohen edhe studentet e rretheve. Ne Tirane gjimnazistet e shkolles “Petro Nini Luarasi” dhe “Sami Frasheri” kane bojkotuar mesimin. Gjithashtu dhe ne qytete Elbasan, Korce etj. Studentet tregojne se sot jane me te vendosur se kurre.
Ata i bejne thirrje kryeministrit se ka afat deri ne oren 16 :00 per te plotesuar kerkesat e tyre. Ne qytetin e Korces i jane bashkuar protestes si studentet dhe gjimnazistet. Disa studente nga rrethet do i bashkohen protestes ne Tirane. Studentet e Akademise se Arteve e kane nisur protesten duke kendar himnin e flamurit.Krah studentëve që po protestojnë prej ditësh, kanë dalë dhe studentë të larguar nga Shqipëria. Me pankarta e mbështetje ndaj bashkëmoshatarëve të tyre, ata janë sensibilizuar.
Si formë të solidarizimit të tyre, “ngelësit e Austrisë”, nga larg kanë publikuar “tabela” në të cilat përshkruajnë sa paguajnë në Vienë, duke cilësuar se tarifa vjetore e universitetit është 38.4 euro në vit, dhe konvikti vetëm 230 euro. Në konvikt, sipas tyre, kane internet, ujë, gaz, dhe ngrohje 24 orë. Ndërsa karta e studentit u ofron ulje në supermarkete, dyqane, kompani telefonike.
Ata japin edhe shifrat krahasuese me bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri, ku dallimi dhe diferenca e madhe, janë të dukshme.
“Nuk do të kishim ikur po të mos ishim ndjerë të pashprese dhe të zhgënjyer nga vendi ynë”, shkruajnë ata. Pritet te shohim se si do vijoje protesta.