Në ditën Ndërkombëtare të Maleve, Presdienti I Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje në një postim në facebook që të “mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit”.
jo sipas kreut të shtetit edhe për për të “rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve”.
Ja postimi i plotë:
E “stolisur” me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve.