Kryeministri Edi Rama me tone të ashpra i është drejtuar studentëve për reagimin e tyre ndaj ministres Nikolla, pasi ata e gjuajtën atë me shishe.
“I gjuani ministres me shishe dhe rrini të poshtëruar kur pedagogët ju japin librin e tyre për ta blerë.
Nuk bëj asgjë për ju nëse nuk vini të dialogoni me mua, por rrini atje. Shkoni bëjeni vettingun e pedagogëve me Lulin, jo me mua që po të bashkëpunoni s’ju ngulet gjemb në këmbë.
Ju flisni bam bam bam në rrjete sociale, e unë jo? Jo më, kush të jetë më i forti”, është shprehur Rama duke kërcënuar kështu studentët.