December 25, 2024

Fatmir Mediu merr postin e rëndësishëm në SHBA

Kreu i PR, Fatmir Mediu zgjidhet anëtar i Komitetit Drejtues të Forumit të lartë Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë të organizuar nga Kongresi Amerikan.

Lajmin e ka njoftuar vetë kreu i republikanëve përmes një postimi në facebook, ku shkruan se pranoi ftesën e Kongresmenit Robert Pittinger për t’u bërë pjesë e Komitetit Drejtues të ketij Forumi të lartë Parlamentar të Inteligjences dhe Sigurisë, te zhvilluar në Kongresin Amerikan ne Ëashington DC, moren pjese 350 perfaqesues nga rreth 80 vende.

“Ky komitet zhvilloi takimin e parë pas forumit ne nje mengjes pune në University Club me perberje nga kongresmene, anetare te Bundestagut Gjerman, parlamentit Europian dhe parlamenatre te disa vendeve, por dhe perfaqesues te industrise dhe teknologjise Amerikane.Gjate fjales ne Forum jo vetem theksova vleren e bashkepunimit ne keto forume te remdesishme, por dhe nevojen e cdo vendi qe mbeshtetur ne konkluzionet dhe rekomandimet e Forumit te angazhohet ne miratimin dhe implementimin e ligjeve.

Po ashtu dhe nevojen e bashkepunimit me Forumet e tjera te sigurise vecanerisht ne Europe. Folesit kryesor te ketij forumi ishin perfaqesues te larte te Senatit si Lindsey Graham, Senatori James Lankford, Kryetaret e komisjoneve te Kongresit, perfaqesues te larte te Administrates Amerikane.” shkruan Mediu, ndërsa shton se ky forum i larte ndërkombëtar për sigurinë, ofron mundësinë për dialog në lidhje me sfidat aktuale të sigurisë si ajo kibernetike; luften kunder terrorizmit, asistence ligjore për të parandaluar ,financimin e terrorizmit, bashkepunimin ne luften kunder terrorizmit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com