Ashtu si dje, edhe ditën e sotme në orën 8:00 të mëngjesit do të bojkotohet mësimin në çdo fakultet e universitet të vendit.
“Në orën 10:00, bashkohemi e protestojmë të gjithë para Ministrisë së Arsimit! Nuk ndalemi deri në realizimin e plotë të kërkesave! Thërrasim, këndojmë e protestojmë të gjithë së bashku”.
Ky është njoftimi i shpërndarë dje në rrjetet sociale, ku pasqyrohen saktë kërkesat e të rinjve.
Rikujtojmë se kjo është dita e 3 e protestës ku të rinjtë falë këmbnguljes së tyre arritën të zbrapsin ministren Nikolla me tarifimin e fundit për provimet e mbartura.