Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla mbrëmjen e sotme ndodhet në studion e emisionit “Open” në Top Channel ku përveç të tjerash bëri një deklaratë që ndoshta nuk pritej. “Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të degjohen”, u shpreh ministrja.
“Që të jem e drejtpërdrejtë si dhe e sinqertë. Ka qenë një shqetësim në aspektin personal. Nga ana tjetër është një moment shumë i mirë në kuptimin e plotë të fjalës që arritëm në një moment që studentët të reflektojnë nëpërmjet një komunikimi serioz dhe është një moment i ri për të modernizuar institucionet e Arsimit të Lartë. Zëri i studentëve duhet të dëgjohet. Kam dëgjuar kërkesat e tyre që kanë evoluar. Ditën e parë kishin dy dhe ditën e dytë u bënë katër. Habit ministrja Nikolla: Studentët kanë gjithmonë të drejtë!Habit ministrja Nikolla: Studentët kanë gjithmonë të drejtë!