December 23, 2024

Ish-prezantueset e “Kënga Magjike” nxjerrin të palarat e prapaskenave

Natën dytë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” nisi me një lidhje direkte nga shtëpia e Valbona Selimllarit, e cila kishte mbledhur edhe ish-prezantueset e tjera të festivalit Elia Zaharian, Olta Gixharin si dhe Armina Mevlanin. Gjatë komunikimit me Ardit Gjebrenë, Valbona Selimllari theksoi se ishte shumë me fat që ishte prezantuesja e parë e “Këngës Magjike”, e cila u ngjit në skenë krahas Arditit në vitin 1999.

Ndërkohë që Elia Zaharia, tregoi se menjëherë pas dasmës kishin nisur me përgatitjet e festivalit dhe nuk kishte arritur të pushonte në asnjë moment.

Sakaq, Olta Gixhari në moment të fundit kishte dashur të tërhiqej nga prezantimi.

“NË MOMENTIN E FUNDIT, MU MPINË DHËMBËT DHE NUK FLISJA DOT. EDHE PËR TU ÇLIRUAR KËTË GJË QË MË NDODHI, I FUTA ARDITIT NJË TË KAFSHUAR QË MBETI SHENJË SHUMË GJATË. MBAROVE MË THE, DIL TANI! KAQ, PASTAJ SHKËLQEVA.” – TREGOI OLTA.

Ndërsa Armina Mevlani në natën e tretë të spektalit, kujtoi se kishte qarë përpara se të prezantonte.

“NATËN E TRETË QAVA..U DRITHËROVA MBETA SHUMË KEQ, SE ISHIN TË GJITHË NË SALLË. KISHA FRIKË TË BËJA NDONJË GABIM.  NUK E DI FILLOVA TË QAJA QË TË CLIROHESHA.”- PËRFUNDOI ARMINA MEVLANI.

Gjatë lidhjes live me 4 vajzat, Ardit Gjebrea i ftoi t’i bashkohen në prezantim gjatë natës finale dhe sigurisht që ato nuk kishin si të jepnin një përgjigje negative.

Facebook Comments

MineralHygienics.com