November 25, 2024

“Prokurimet”, thirrje institucioneve

Buxheti i shtetit nuk do të shpenzojë asnjë lek për drekat apo darkat e fundvitit që organizohen nga ministritë dhe institucionet shtetërore.

Agjensia e Prokurimeve Publike ka nxjerrë një njoftim ku i bën thirrje institucioneve dhe ministrive që të mos hapin tendera, sepse nuk do të marrin asnjë fond.

Ministritë dhe institucionet shtetërore nuk do të marrin fonde për organizimin e festave të fundvitit.

Agjensia e Prokurimeve Publike ka njoftuar se duke marë shkas nga eksperiencat e mëparshme, ku autoritete të ndryshme kanë shpallur procedura prokurimi me objekt organizimin e drekave dhe darkave festive ka sjellë edhe njëherë në vëmendje kërkesën për mirpërdorim të fondeve.

Po ashtu APP kërkon që të mos hapet asnjë procedurë prokurimi për organizim të festave, sepse nuk do tu jepen fonde nga buxheti.

Edhe vitin e kaluar Agjensia e Prokurimeve Publike bëri të njëjtën thirrje, por pavarësisht kësaj u hapën mbi 20 procedura të tilla.

Prej vitesh institucionet shtetërore organizonin festa për punonjësit me fondet e buxhetit, duke hapur tendera me vlerë të vogël.

Ndërkohë gjatë këtij viti në APP konstatohen vetëm disa prokurime për dekorimet e qyteteve dhe për hedhje fishekzjarrësh.

Në këtë mënyrë të gjithë institucionet që do të bëjnë organizime festive me rastin e ndërrimit të viteve do të duhet ti paguajnë shpenzimet nga xhepat e titullarëve.

/OraNews/

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com