Mediat e mëdha ndërkombëtare i kanë bërë jehonë sot protestës së studentëve shqiptarë që kërkuan anulimin e tarifave për provimet e mbartura, përgjysmimin e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve të studimit.
Gazeta “New York Times”, pasqyron tërheqjen e qeverisë shqiptare nga vendimin për tarifën e provimeve të prapambetura, ndërsa thekson se nuk janë plotësuar kërkesat e tjera të parashtruara nga studentët.
Gazeta “Washington Post” thekson gjithashtu se studentët do të vazhdojnë protestat e tyre derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.
Lajmi pasqyrohet edhe agjencia “BalkanInsight”. Me titull “Shqipëria tronditet nga zemërimi i studentëve për tarifat e shkollimit”, kjo agjenci nënvizon se studentët bllokuan hyrjen e Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës kundër rritjes të tarifave të shkollimit dhe vështirësive ekonomike.
Mediat e huaja i janë referuar për agjencisë “Associated Press” për protestën e studentëve.