December 25, 2024

Vuçiç hidhëron serbët: Macron e anuloi vizitën, Kosova nuk e heq taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një konference i ka dhënë dy lajme të këqija për Serbinë. Vuçiç ka thënë se vizita e presidentit të Francës në Serbi, Emanuel Macron është anuluar dhe se zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë thënë se nuk do ta heqin taksën derisa Serbia ta njohë Kosovën.

“Autoritetet shqiptare nuk duan të dëgjojnë për heqjen e tarifave, pas takimit me komisonerin Johannes Hahn ata kanë thënë se taksa do të vazhdojë derisa Serbia ta njohë Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç, transmeton lajmi.

Lajm tjetër të keq, Vuçiç  ka vlerësuar edhe paralajmërimin për formimin e ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor.

“Ata duan të formojnë një ushtri kundër Kushtetutës. Kjo është një lëvizje e papërgjegjshme e Prishtinës dhe sjell rrezik të madh në Ballkan”, ka thënë Vuçiç. Më tutje, ai ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se kjo nuk është mënyra më e mirë për të negociuar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com