November 24, 2024

Shumë punuan e folën për Kosovën

Shumë punuan e folën për Kosovën. Janë pushkët e lirisë që sjellin Liri e Pavarësi!

Si përkujtues;

Vetëm pas luftës së Dytë Botërore, për çlirimin e Kosovës u organizuan shumë organizata ilegale, u burgosen qindra e qindra njerëz, luftëtarë të çlirimit e të bashkimit kombëtar, për çka u dënuan me mbi 600 shekuj burgu. Vetëm pas Pranverës shqiptare, shqiptarët mbajtën mbi 250 shekuj në burgjet Jugosllave. Gjatë kësaj periudhe, përfshirë edhe luftën e fundit, në forma të ndryshme u ekzekutuan rreth 80 mijë shqiptarë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, sigurisht shumë shqiptarë kanë folur me udhëheqës të ndryshëm Botëror, por Bota nuk lëvizi.

U desh të kërcasin pushkët e UÇK-së, që Bota t’i merrte seriozisht shqiptarët!

Pasi kërcitën pushkët, vetëm atëherë Bota e pa seriozitetin e shqiptarëve për Liri e Pavarësi!

E Flijimi më i madh për mobilizimin e shqiptarëve e pastaj edhe të ndërkombëtarëve ishte Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare në Prekazin e Jasharëve legjendar dhe flijimi i Komandantit Adem Jashari me familje!

Të mira janë fjalët kur dëgjohen! Por, Liria e Pavarësia nuk vijnë me fjalë!

Janë pushkët e lirisë që sjellin Liri e Pavarësi, që sjellin paqe e zhvillim!

Kjo është rruga e të gjithë atyre që aspirojnë Lirinë e Pavarësinë!

Rrugë tjetër për çlirim e shtet-ndërtim, njerëzimi nuk ka krijuar!

Facebook Comments

MineralHygienics.com