Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka reaguar në një shenim në faqen e saj në facebook rreth buxhetit të shendetësië të sapo miratuar.
“Buxheti i vitit 2019, nuk jep asnjë shpresë që diçka do të përmirësohet në këtë sistem”, shkruan Pampuri.
Ja postimi i plotë i deputetes së opozitës:
Shendetesia “lakuriq” e ministrise qe shet cdo dite xhevahire, per ta stolisur sa me bukur perballe qytetareve.
Buxheti i vitit 2019, nuk jep asnje shprese qe dicka do te permiresohet ne kete sistem. Prej ditesh prej kesaj ministrie trumbetohen 200 mjeke te huaj qe vijne te lumtur te punojne ne Shqiperi. Kete mund ta besoj, por nga ana tjeter mirekuptoj dhe trishtimin e mjekeve tane qe punojne ne spitale, terciare e sekondare. Ata te huaj kur vijne ketu paguhen me 50 fishin e pages se mjekeve shqiptare, madje ka nga ata si rasti i mjekes nga Ukraina te cilen ministrja e trumbetoi si rast suksesi, por emisioni investigativ e nxorri zbuluar, ku ne orar te punes sherbente privatisht ne kliniken e saj ne nje qytet tjeter. Nderkohe qe mjeket tane me paga e motivim qesharak behen edhe pjese e kercenimeve te familjareve, konflikte keto qe nxiten nga mungesa e kushteve e medikamenteve neper spitale.
Rasti me flagrant ishte mungesa e narkozes ne spitalin rajonal i thencin, te Peshkopise. Diku mungon narkoza, diku mjeku, diku krevati, diku kirurgu e diku tjeter salla…..por nga ana tjeter miratohet buxheti, duke mos marre parasysh kerkesat e grupeve te interesit, dhe pacienteve. Sigurisht qe jo. Flitet per ta, ne emer te tyre, por kurre nuk degjohet zeri i tyre.
Personat me aftesi te kufizuar kerkojne me shume mundesi, lehtesi, rimbursim medikamentesh, pension me te larte, prinderit e femijeve me sindromen Doën duan rimbursim per analizen e kariotipit, pacientet me diabet kerkojne rimbursimin e fishave, pacientet hemofilike kerkojne permushjen e nevojave me Faktor, pacientet me kancer kerkojne permushjen e nevojave me kimiopreparate, nga herceptina, tarceva etj, mjeket kerkojne paga e kushte pasi mbingarkesa si pasoje e mosfunksionimit te spitaleve rajonale po shkakton dyndje cdo dite ne QSUT., nga ana tjeter kjo ministri ka marre persiper mbrojtjen sociale, e cila jo vetem qe kategorive ne nevoje nuk po i jep mbeshtetjen e duhur, por ajo qe ben me kete kategori, mund te quhet dhunim i te drejtave te njeriut, duke lene pa buke mijera familje fale tekave don kishoteske, ku me laps ne dore nderton skema percudnuese, ku hedh ne rruge hallexhinj me tezen qe duhet te punojne, apo banalitete te tilla nese kane apo jo banjo nen strehe, kane tigan apo pjate, ……qesharake deri ne kocke me skemen tuaj korruptive te pikezimit.
Nuk di si nje qeveri mund te jete e qete, madje dhe te mbroje me fanatizem brockullat qe perdor per te mbuluar aferat, tenderat, e koncensionet te cilat u marrin parate e jetes, frymes e shendetit te qytetareve te saj per te kenaqur qeverine e klientet e saj me para.