Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, njoftoi sot se për gjashtë muaj ka shtyrë tri masat fiskale për gjashtë muaj, përfshirë edhe tatimin në karburante, duke filluar nga një janari, si përgjigje ndaj protestave të qytetarëve në gjithë Francën.
“Kjo dhunë duhet të ndalet. Shteti është garanci e paqes dhe rendit publik, asnjë taksë nuk duhet të kërcënojë unitetin nacional”, tha kreu i shtetit francez, transmeton Reuters.
Protestat filluan në gjysmen e nëntorit dhe u shndërruan në rebelim të përgjithshëm ndaj presidentit Emmanuel Macron, për shkak të politikave, të cilat sipas qytetarëve të Francës, po favorizojnë pjesëtarët e shoqërisë më të pasur të vendit.
Ndryshe, vlerësohet se protestat i kushtojnë ekonomisë së vendit disa miliona euro.
Ndërkohë që tre persona kanë vdekur që nga fillimi i trazirave. “Jelekët e Verdhë” janë të ashtuquajtura për shkak se ata dolën në rrugë me veshje të verdha të dukshme që kërkohen të mbahen në çdo automjet nga ligji francez. Lëvizja është rritur përmes mediave sociale dhe ka përkrahës në të gjithë spektrin politik.
Presidenti Emmanuel Macron u zgjodh dy vjet më parë me një mandat të jashtëzakonshëm për reforma gjithëpërfshirëse, por popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit. Ai akuzon kundërshtarët e tij politik për rrëmbimin e lëvizjes në mënyrë që të bllokojnë reformat.