Ne daten 1.12.2018, në Fakultetin Histori – Filologji të Universitetit Shtetror Tiranë. U mbajt një Simpoziumi Shkëncor ” Nikajt dhe Mërturi në Shekuj “.
Simpoziom i sotëm për zonën e Nikajt dhe Mërturit ,u ideua dhe u organizuar nga këshilli shkëncor dhe keshilli organizues e natyrisht që angazhimi më i madh për mbarvajtjen e këtij simpoziumi ishtë nga Studiuesi e shkrimtari i mirnjohur bir i kësaj zone Prof.Mark Palnikaj, i cili ka bashkdrejtuar e bashëkrenduar mjaft mirë punën më Akademik –Profesor ,Dr.Shkëncash,studiues ,Historian,dhe Intëlektual të fushave të ndryshme të cilët kishin pëgatitur temat shkencore dhe që i referuan në këtë simpozoium. Dje në kë të simpozium shkëncorë morën pjësë shumë intelektual të fushavë të ndryshmë ,profesor,doktor shkencash të zonës Nikaj –Mërtur ,por jo vetëm, këtu morën pjësë dhë referuan Profesor dhe Doktor shkëncash ,si dhe studiues nga disa zona qarqë të ndryshme të vëndit tonë dhe Kosova.
Gjithashtu morën pjese perfaqesues I Shoqërisë kulturorë Mirdita,I Shoqatës Atdhëtarë Dukagjini, I Shoqatës së Malsisë Madhë , I Shoqatës Bytyqi. Simpoziumi u bashkëdrejtua nga Akademik i Shquar si Mark Tirta, Profesor dr.Zymer Neziri , Profe sor dr.Lush Sulaj –Profesor dr.Jusuf Osmani- Profesor dr.Emil Lafe -Historian të Shquar nga në disa rrethe të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në këtë simpozium morën pjësë edhe intelektual të tjerë të fushave të ndryshme si nga Nikaj -Mërturi dhe zona të tjëra të vëndit te ftuar ne kete Simpozium Shkencor si, Kompozitor dhe Etnomuzikologu Kole Susaj mjeshter i Madh i muzikes, Profesor Emil Lafe, Profesor Doktor Zef Gjeta etj etj . Ky simpoziom më temat e mirpërgatitura të referuar nga Profesor ,Doktor shkëncash, studiues dhe historian, sot zbardhi fakte historike shkëncore,jo të njohura më parë , marr nga arkivat e Vatikanit, arkivat e vëndit tonë ,por edhe të arkivave të vendeve të tjëra për njerëzit dhe zonën e Nikaj-Mërturit.
Një simpozium shkencor për zonën e Nikajt dhe Mërturit bëri bashkë studiues të ndryshëm për të vërtetuar edhe një herë, se kjo zonë, që përbëhet prej 12 fshatrash ka qenë e banuar në shekullin e tretë para erës sonë, por me pushtimin e Shkodrës në vitin 1479 turqit rrënuan gjithçka. Studiuesi Mark Palnikaj gjatë këtij simpoziumi tregon se të parët, që kanë nisur për të jetuar në këtë vend janë Nikajt edhe Mërturët, por edhe se në këtë zonë gjenden monumente të rëndësishme kulti
Në vitin 1485 turqit dërguan në Nikaj dhe Mërturë regjistruesin e taksave edhe tetë fshatra ishin pa banorë. Në këtë zonë u ngulën Nikaj dhe Mërturët e sotëm, që kanë jetuar prej katër shekujsh një miqësi së bashku. Me norma edhe zakone, është ruajtur gjuha edhe kultura, si një ishull i shqiptarizëm i pandikuar nga të huajt. Studiuesit e huaj kanë thënë që kjo zonë duhet të shpallet zonë monumentale për ta ruajtur. Mark Palnikaj, Studiues
Në vitin 1485 turqit dërguan në Nikaj dhe Mërturë regjistruesin e taksave edhe tetë fshatra ishin pa banorë. Në këtë zonë u ngulën Nikaj dhe Mërturët e sotëm, që kanë jetuar prej katër shekujsh një miqësi së bashku. Me norma edhe zakone, është ruajtur gjuha edhe kultura, si një ishull i shqiptarizëm i pandikuar nga të huajt. Studiuesit e huaj kanë thënë që kjo zonë duhet të shpallet zonë monumentale për ta ruajtur.
Palnikaj ndalet edhe tek gjendja e monumenteve sot në këtë vend:
“Rezultojnë shumica të shkatërruara, janë vetëm rrënoja, sepse nuk kanë vënë dorë arkeologët dhe restauratorët. Para 38 vitesh ka qenë një kishë 800-vjeçare, kisha ka qenë një kat edhe tani rezulton e rrëzuar. Edhe kalaja e Lekë Dukagjinit, që jetoi atje deri në vitin 1481, u shua. Edhe Pjetër Osmani edhe Lekë Dukagjini kanë luftuar në krah të Skënderbeut. Skënderbeu ka shkuar atje që të shuante trazirat”.
Studiuesi shprehet se dokumentet, që ai ka parë në Vatikan kanë rëndësi për historinë e sotme
“Kemi bërë studime për Nikaj Mërtur në arkivat e Vatikanit. Ato nxjerrin në pah për punësinë për të gjithë fshatrat, kishat edhe objektet e kultit. Luftërat që janë bërë me turqit, që kanë djegur dy herë fshatin. Ka pësuar masakër edhe ka një qendrës të jashtëzakonshme. Për 432 vjet pushtuesi turk nuk arriti as të bëjë xhami edhe as ndërtesë policie. Ajo zonë nuk është nënshtruar asnjëherë për 432 vjet.”-thotë Palnikaj.
Në dokumentet që ka parë, ka faktuar ekzistencën e 106 kishave mesjetare në këtë zonë
“Ndikimet fetare kanë qenë njëlloj më të Italisë, kanë qenë 106 kisha, me harqe, me mermer. Janë të shkruar me germa latine, në një gjë që nuk është as e grekëve as e latinëve, por nuk e di se çfarë gjuhe është. Ishte gjuha shqipe e shkruar në mermer. Ka shumë rrënoja kishash, që i kam identifikuar në bazë të dokumenteve që kam marrë në Itali. Kam identifikuar 106 kisha mesjetare në Nikaj Mërtur, një herë në dokumente, pastaj në terren”.-shprehet studiuesi.
Për evidentimin e vlerave, që këto kisha mbartin nuk është bërë asgjë nga IMK-ja
Duhet studiuar edhe duhet që të merren në mbrojtje nga Nikaj e Mërtur, sepse nuk kanë bërë asgjë. Nuk është bërë një ditë gërmim, për herë të fundit është bërë në vitin 1905 nga një inxhinier austriak. Mark Palnikaj, Studiues
Duhet studiuar edhe duhet që të merren në mbrojtje nga Nikaj e Mërtur, sepse nuk kanë bërë asgjë. Nuk është bërë një ditë gërmim, për herë të fundit është bërë në vitin 1905 nga një inxhinier austriak.
Mark Palnikaj shpreson që pas këtij simpoziumi interesi i studiuesve vendas dhe të huaj, të jetë më i lartë për këtë zonë.
Copyright voiceofalbania.com