November 24, 2024

Berisha bën thirrje: Solidarizohuni, refuzojini tarifat e larta

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje studentëve në mbarë vendin të solidarizohen me studentët në Tiranë,  që janë hedhur sot në protestë kundër tarifave të larta të shkollimit.

‘’Stop rrjepjes së studentëve me tarifat dhe taksat më të larta në Europë! Studentët në protestë dhe bojkot të mësimit, kunder tarifave dhe taksave që i rrjepin ata.

u bëj thirrje mbarë studentëve të universiteteve publike të solidarizohen me studentët grevistë dhe të refuzojnë të paguajnë tarifat e sotme 4-15 herë më të larta se të gjithë studentët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.’’

Po ashtu, Berisha ka përcjellë mesazhin e një studenti, i cili shpjegon edhe arsyen e protestës:

Përshëndetje Doktor!

Jemi duke protestuar dhe bojkotuar mësimin këtu në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Shkak është bërë një tarifë e re nga ana e Fakultetit, ku çdo student është i detyruar të paguajë për çdo provim të mbartur, një taksë të posaçme.

Saktësisht për çdo kredit të çdo provimi të mbartur duhet të paguajmë shtesë, 7 mijë lekë të vjetra, përveë tarifës vjetore 400 mijë lekë,  ku vlen të theksohet se është programi më i shtrenjtë i studimit në vend, pa përfshirë edhe kostot e përditshme që janë shumë të larta. Boll është duke u vjedhur me taksat, që prindërit tanë paguajne çdo muaj. Kjo është e tepërt!

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com