November 24, 2024

Balliu tek shtëpitë që po shemben

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ndodhet pranë banorëve të Laprakës, të cilët sot po rezistojnë me të gjitha forcat për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.

Pas incidentit që sapo ndodhi, kur Policia hyri më forcë brenda një shtëpie dykatëshe dhe nxori prej saj, burrë e grua, Balliu tha: ‘’Kjo do të thotë se çfarë do të thotë të fitojë Edi Rama. Kjo është pamja e fitores së Edi Ramës. Shembja e shtëpive të qytetarëve. Kanë protestuar si qytetarë, s’kanë ushtruar asnjë dhunë. Janë përpjekur të flasim me Policinë e Shtetit. Zonja është munduar të diskutojë me Policinë e shtetit, të diskutojë me drejtorët e bashkisë, si njeri, si qytetar.

‘’I kërkova tre ditë kohë….’’ dëgjohet zëri i zonjës në sfond, ndërkohë që shtëpia shembet pas shpinës së saj.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com