November 26, 2024

Kombinimi i pikës Feng Fu me terapinë me akull

Është normale që njerëzit të preferojnë të rrinë të rinj sa më gjatë që është e mundur.

Ne vazhdimisht kërkojmë ilaçe moderne që na ndihmojnë ta zgjasim rininë, por asnjëherë nuk duhet t’i harrojmë metodat e vjetra që gjithashtu funksionojnë.

Akupunktura dhe terapia me akull janë përdorur me shekuj të tërë, e mund të ndihmojnë për shumë probleme të ndryshme.

Telegrafi më poshtë ju sjell informacione rreth pikës Feng Fu dhe terapisë me akull.

Si ta vendosni akullin në pikën Feng Fu

Shtrihuni në bark dhe rehatohuni. Vendoseni një kub akulli në qafë dhe lëreni për 15-290 minuta, por jo më shumë. Qëndroni të relaksuar gjatë kësaj procedure.

Akupunkturistët profesionistë rekomandojnë që këtë ta përsëritni dy herë në ditë.

Gjithashtu kubin e akullit mund ta rregulloni me shall ose materiale tjera. Mos u brengosni nëse ndjeni të ftohtë të fortë për disa sekonda – vetëm duroni dhe menjëherë do ta ndjeni të nxehtit.

Çfarë ndodh kur e vendosni kubin e akullit në qafë?

Mjekësia tradicionale kineze thotë se kombinimi i pikës Feng Fu me terapi të akullit mund ta rinojë tërë trupin.

Duke e stimuluar këtë pikë me kub akulli ju do të ndiheni më energjikë dhe do të jeni më të shëndetshëm.

Cilat janë përfitimet e kësaj procedure?

Kjo procedurë, e cila këshillohet të përsëritet çdo ditë nga dy herë, i sjell trupit shumë përfitime shëndetësore.

Disa prej përfitimeve të kësaj procedure janë:

– I zvogëlon dhimbjet e kokës dhe dhimbjet tjera në përgjithësi

– I zvogëlon dhimbjet menstruale

– E përmirëson kualitetin e gjumit

– E redukton stresin

– Ndihmon në sistemin e tretjes.

Facebook Comments

MineralHygienics.com