November 24, 2024

Zbardhet ngjarja në Berat, burri hodhi gruan nga ballkoni, më pas edhe veten

Një ngjarje tragjike tronditi qytetin e Beratit mëngjesin e te premtes. Në kushte të një tronditjeje, një çift të moshuarish u hodh nga kati i gjashtë në pallatin ku banonin.

Pas hetimeve të para, policia bën me dije se Kujtim Agalliu, 80 vjeç, ka hedhur bashkëshorten e tij të sëmurë, 78-vjeçaren Këze, e më pas është hedhur edhe vetë.

Të moshuarit jetonin vetëm në një pallat të sapopërfunduar, në zonën e njohur si “Pjeshkorja”. Fëmijët e tyre jetojnë jashtë vendit prej vitesh.

Të afërmit pohojnë se 80-vjeçari vuante nga depresioni, ndërsa shprehin se edhe herë të tjera ka tentuar të vetëvritej.

Facebook Comments

MineralHygienics.com