Kane nisur zyrtarisht negociatat per shitjen e kompanise Telekom Albania. Nje leter e kesaj kompanie drejtuar AKEP, konfirmon faktin se koroprata e zoteruar deri tani nga kapitali gjerman, mund te shitet ne muajt ne vazhdim tek bullgaret e Vivacom.
Duke qene ne procedurat e shitjes, T Mobile (Telekom Albania) ka paraqitur pranë AKEP kerkesen për shtyrjen e afatit të tenderit publik për “Dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 Mhz.
Deri tani, Telekom Albania zotërohej nga Deutsche Telekom përmes grupit grek “OTE”. Nderkohe pas lajmit per shitjen, kompanitë që shfaqen interes për të blerë Telekom Albania-n ishin bullgarët e Vivacom, Telekom Srbja, grekët dhe turqit e Calik.
Telekom Albania vleresohet si operatori i dytë më i madh i komunikimeve elektronike në vend duke zotëruar rreth 24 për qind të tregut. Duke qene ne procedurat e shitjes, dhe duke konsideruar se keto procedura zgjasin disa muaj dhe mund te behen pengese per pjesemarrjen ne tenderin e hapur nga AKEP, Telekom Albania ka kerkuar shtyrjen e kesaj procedure.