Pavarësisht paralajmërimeve të banorëve për përshkallëzim të protestave, situata tek Unaza e Re paraqitet e qetë.
Mësohet se të vetmit që punojnë në këtë zonë janë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët po shkulin pemët përgjatë rrugës duke nisur nga Dogana deri tek mbikalimi afër Shkollës Teknologjike.
Mësohet se ata kanë nisur punën rreth orës 03:00 të mëngjesit, për të bërë të mundur shkuljen e bimësisë, dhe më pas mbledhjen e tyre në zonën e Bregut të Lumit.
Kujtojmë se në zonën e Unazës së Madhe po hiqen edhe shtyllat e ndriçimit, ndërsa banorët e zonës të cilëve u shemben banesat nga projekti në fjalë, do të vijojnë protestën në orën 17:00.