December 25, 2024

Rama i sulet keq Voltana Ademit pasi e quajti 29 Nëntorin ditë të zezë

Kryeministri Edi Rama  i është përgjigjur kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka deklarua se “29 nëntori është ditë e zezë”.

Kryemistrit nuk i ka shpëtuar kjo deklaratë dhe teksa e ndan me ndjekësit në Instagram,  nuk kursen edhe ironinë.

“Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoheni historianëve. Unë nuk jam historiane.

Por në atë ç’farë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi”, deklaroi kryebashkiakja e Shkodrës.

“Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”,- shkruan Rama krahas videos duke ironizuar keq Voltana Ademin.

Facebook Comments

MineralHygienics.com