Shqipëria është në festë prej dy ditësh duke festuar pavarësinë e Shqipërisë.
Në këto ditë ku vendi është pushtuar nga flamujt kuq e zi, një vajzë ka bërë punimin më të vecantë.
Një vajzë nga Fieri, ka sjellë për sytë e publikut një punim shumë të vecantë dhe të punuar me shumë dashuri.
Lediana Sula, 22 vjeç, ka krijuar simbolin e flamurit kombëtar dhe për këtë ka përdorur 36 mijë gozhdë.
Postimi në Facebook:
Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë. 36000 gozhdë që shënjojnë pikërisht çdo një prej sakrificave të vazhdueshme ndër shekuj të shqiptarëve për të patur kombin që kemi ne sot.
Një punim i cili ka zgjatur për më shumë se 2 muaj për t’u realizuar, kur shpesh nata bëhej ditë pa e kuptuar, megjithëse do doja ta mbaja në dhomën time, kam vendosur ta ofroj për të gjithë ata që mund të jenë të interesuar. Gëzuar 28-29 Nëntorin! Për një Shqipëri të begatë!