Në Varrezat e Dëshmorëve kanë bërë homazhe dhe ithtarët e Enver Hoxhës. Ceremonia u mbajt me rastin e 29 nentorit.
Homazet u mbajten një orë pasi kishte përfunduar ceremonia shtetërore, ku presidenti Meta dhe kryeministri Rama nderuan me homazhe para monumentit “Nëna Shqipëri”
Një grup i vogël të moshuarish vendosën një foto të madhe të Enverit para monumentit dhe më pas vijuan homazhet.
Ata mbanin në dorë dhe pankarta ku shkruhej: Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, Lavdi PKSH-së”, “Poshte qeveria neoballiste e Edi Rames”.
Ajo cka ra ne sy ishte edhe fakti se komunistet mbanin ne duar pankarta ku shkruanin se “Bularati eshte Shqiperi”.