Diana është një prej princeshave të familjes mbretërore që do të mbahet mend gjatë.
Edhe pas vdekjes së saj ajo komentohet shumë për stilin, mënyrën e veshjes dhe misteret që mbetën të pazbuluara.
Princesha lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe u martua me princin e Wellsit, Charlsin, djalin e madh të mbretëreshës Elisabeth.
Nga martesa e tyre erdhën në jetë princat William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore.
Ajo shfaqej gjithnjë e kuruar në veshje, që i shoqëronte me bizhuteri të shtrenjta.
Megjithatë princesha, kishte një stoli që e ruante me shumë fanatizëm dhe ishte pikërisht një byzylyk me gurë të çmuar.
Nuk ishte e shpeshtë prania e këtij byzylyku në daljet e saj publike, për vetë rëndësinë dhe domethënien që mbarte për të.
Princesha e kishte marrë atë si dhuratë nga princ Charles, i cili për 10 vite me radhë, çdo përvjetor i shtonte një stoli shtesë byzylykut, secila me një kujtim nga pas.
Në të ka një miniaturë të katedrales ku ata u martuan, këpucë baleti që Diana i dëshironte shumë, një ari madje edhe një mollë e një derr (për këtë të fundit mediat britanike thonë se do ketë qenë një shaka mes tyre).
Veçantia janë padyshim germat H dhe W, të emrave të fëmijëve të tyre.