November 26, 2024

Receta më e lehtë dhe e shijshme e strudelit me mollë

Ëmbëlsirat me mollë janë gjithmonë një ide e mire, sidomos kur këto të fundit kanë kohën! Më poshtë do t’ju japim recetën më të shijshme të strudelit me mollë
Përbërësit për brumin:
do të përdorim tavën e furrës të veshur me letër furre 250g miell 0

● 1 vezë

● 1 majë luge kripë

● 2 lugë gjelle vaj ulliri (shije delikate)

● afërsisht 1/2 gotë ujë (varet nga lloji i miellit)
Për mbushjen:

4 mollë

● 120g bukë e thekur e grirë

● 150g gjalpë

● 90g sheqer

● kanellë sipas dëshirës

● 100g rrush i thatë

● 50g stika pishe

● 80g arra

● 100g gjalpë i tretur – për të lyer sipërfaqen e petës

Përgatitja:
1. Në një tas hedhim miellin nëpërmjet një site. Hapim një gropë në mes dhe aty hedhim vezën, kripën dhe vajin. Me një dorë hedhim ujin dhe me dorën tjetër përziejmë brumin. Shtojmë ujë derisa të kemi një brume të butë dhe elastik. I japim brumit formë të rrumbullakët, e mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.
2. Ndërkohë qërojmë mollët dhe i ndajmë në feta shumë të holla.
3. Në një tigan skuqim bukën e thekur me 150g e gjalpit derisa të marrë ngjyrë të errët dhe të lëshojë si erë biskotë. E lëmë mënjanë.
4 .Ndezim furrën me 220°. Brumin e hapim si petë byreku me petës, sipër një pecete të pastër dhe të lyer me miell. E hapim të hollë në formë vezake duke e tërhequr edhe me dorë. E lyejmë petën me gjalpë të tretur, hedhim te 2/3 e sipërfaqes së brumit bukën e skuqur duke krijuar një shtresë të hollë mbi petën. Shpërndajmë mollët, i spërkasim ato me sheqerin (90g), i spërkasim me kanellë, stikat e pishës, arrat dhe rrushin e thatë.
5. Rrotullojmë petën me ndihmën e pecetës duke filluar rrotullimin nga pjesa e mbushur e petës. E mbyllim mirë në mënyrë që të mos na dalin mollët. E transferojmë në tavën e furrës me ndihmën e pecetës. E lyejmë mirë sipër petën me gjalpin e tretur dhe e pjekim për 30 minuta afërsisht ose derisa peta të ketë marrë ngjyrë. Herë pas here e lyejmë me gjalpin e tretur që na ka mbetur. Kur të jetë ftohur mirë, e spërkasim me sheqer pluhur dhe nëse dëshironi shoqërojeni me pana të rrahur jo shumë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com