November 25, 2024

Ja çfarë propozon PS-ja nga TVSH te renta minerare

Deputeti i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Ilir Beqja, njëkohësisht dhe relatori i paketës fiskale, ka propozuar një sërë ndryshimesh që synojnë nxitjen e prodhimit vendas; respektimin e detyrimeve ndërkombëtare me theks te mënjanimi sa më i mundshëm i barrierave e cenimi i tregtisë së lirë dhe eliminimi i hapësirave për evazion e korrupsion, me qëllim mosnxitjen e konkurrencës së pandershme.

Në projektligjin për taksat vendore propozohet ulja e taksës së ambalazhit. “Deri më tani është zbatuar taksë 100 lekë për kg për ambalazhe plastike të importuara apo për lëndë të parë për prodhim ambalazhi. Propozohet të vendoset taksë mbi çdo produkt plastik dhe mbi lëndën e parë pavarësisht nga produkti plastik final. Qeveria propozoi 35 lekë/kg për produkt plastik të gatshëm të importuar dhe 25 lekë/kg për lëndë të parë. Komisioni propozoi nivele 40 lekë/kg për importin e produktit dhe 15 lekë/kg për lëndën e parë. Këto taksa të reja pritet të sjellin ulje të çmimeve të produkteve agroushqimore me ambalazh plastik. P.sh uji i pijshëm pritet të kushtojë 13-15 për qind më lirë”, argumenton relatori i paketës fiskale Ilir Beqja në propozimet e Komisionit.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese propozon që rritja e rentës minerale të nisë nga 1 janari 2020 dhe rritja të jetë e përshkallëzuar deri në 2022-in për të arritur nivelin 9 për qind të propozuar nga qeveria.

Sipas relatorit Ilir Beqja, ndryshimi i jep kohë kësaj industrie të rrisë investimet për lëndën e parë. “Mineralet e kromit për eksport, përqindja e rentës minerare bëhet 7 për qind, duke filluar nga data 1 janar 2020, 8 për qind duke filluar nga data 1 janar 2021 dhe 9 për qind duke filluar nga data 1 janar 2022”, thuhet në propozimin e deputetit Beqja.

Për sa i përket reduktimit të TVSH-së në 10 për qind për autobusët elektrikë, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, propozon që në këtë kategori të përfshihen të gjitha mjetet elektrike të shërbimit publik, duke përfshirë edhe taksitë.

 

PROPOZIMET PER PAKETËN FISKALE

TAKSAT KOMBETARE  – Komisioni propozon nivele 40 lekë/kg për importin e produktit dhe 15 lekë/kg për lëndën e parë. Këto taksa të reja pritet të sjellin ulje të çmimeve të produkteve agroushqimore me ambalazh plastik. P.sh uji i pijshëm pritet të kushtojë 13-15% më lirë.

Përqindja e rentës minerare tek eksporti i kromit të bëhet 7% duke filluar nga data 1 janar 2020, 8% duke filluar nga data 1 janar 2021 dhe 9% duke filluar nga data 1 janar 2022″.

AKCIZA – Komisioni propozon akcizën 0,4 lekë/kg për zhavorrin bituminoz dhe mosheqja e akcizës për fishekzjarrët. Qeveria propozoi caktimin e nivelit të akcizës për zhavorrin bituminoz në nivelin 1 lekë/kg.

Tepricat ose mangësitë në pullat fiskale mbi 2% të konstatuara gjatë kontrollit të operatorëve ekonomik, në rastet kur nuk janë depozitues të miratuar përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobë sa 3-fishi i detyrimeve të akcizës, që duheshin paguar për produktet e akcizës të konvertuara në sasitë përkatëse.

 

TVSH – Komisionin propozon që TVSh-ja e reduktuar në 10 për qind të zbatohet për çdo automjet që përdoret për shërbimin publik, përfshirë edhe atë taksi.

TVSH-ja zero për inputet bujqësore të përfshijë importimin dhe furnizimin e plehrave kimikë, pesticideve, farërave dhe fidanëve që përdoren në bujqësi. (Panorama)

Facebook Comments

MineralHygienics.com