April 24, 2024

A nuk është fiks koha për rosnica me pulë?

Dikur, roshnicat ishin mjaft të përdorshme në mënynë e përditshme. Zona të ndryshme të Shqipërisë i gatuajnë në mënyra të ndryshme; dikush i bën në tavë balte, dikush tjetër si gjellë me lëng, një tjetër i përdor krejt të thata apo vetëm me pak krem. Këtu po ju sjellim variantin e Erionit…

PËR 6 PERSONA:
1 pulë, mustardë, vaj ulliri, 500g roshnica, gjalpë, uthull e bardhë, 1 litër lëng pule.

Presim pulën në copa të vogla dhe e marinojmë me mustardë, vaj ulliri, kripë, piper dhe uthull të bardhë për 30 minuta.
Ndërkohë, skuqim roshnicat në pak gjalpë dhe i hedhim lëng pule në masën 1 roshnicë, 2 masa lëng dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. Pjekim copat e pulës në prush dhe e shërbejmë sipër roshnicave. Shërbehet e nxehtë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com