December 25, 2024

Ruçi u del në krahë banorëve të Astirit: ‘E ndiej dhimbjen tuaj, e kam bërë shtëpinë me duart e mia’

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishte sot i pranishëm në Libofshë të Fierit, ku ka zhvilluar një takim me banorët e zonës.

Gjatë fjalës së tij, ai ka lëshuar edhe një mesazh për banorë e Astirit, të cilët protestojnë prej ditësh, pasi shtëpitë e tyre do të shemben nga projekti i unazës së Re.

Ruçi u shpreh se banorët e Astirit po paguajnë gabimet e bëra nga politika e djeshme dhe e sotme.

Ndër të tjera kreu i Kuvendit ka shtuar se e ndjen dhimbjen e tyre, pasi vetë ai e ka ndërtuar shtëpinë me duart e banoret veta.

Ruçi ka thënë më tej, se shtëpitë e legalizuara do të kompensohen, ndërsa për ato që nuk janë legalizuar ende, do të gjendet një zgjidhje në rrugë ligjore.

Ruçi tha:

Unë e ndjej fort se çdo të thotë të prishet shtëpia, me apo pa leje, sepse jam një si ata… jam fshatar që edhe unë gjatë viteve të gjata të jetës kam bërë shtëpi me duart e mia, dhe kimetin shtëpisë ia di ai që ka pak lekë dhe vetë e bën, por do t’u thosha: miqtë e mi gabimi që bëj unë dhe ti si familjarë, e paguajnë fëmijët tanë, ndërsa gabimet që bën politika, e paguan gjithë shoqëria. E para, kjo marri 28 vjeçare duhet të marrë fund. E dyta, asgjë nuk zgjidhet në rrugë jashtë ligjit dhe jashtë ligjit të së drejtës, por zgjidhet në bashkëpunim me institucionet, dhe siç ka thënë shteti, do të shihen të gjitha objektet një për një. Ato që janë legalizuar do të dëmshpërblehen, ndërsa ato që nuk janë legalizuar do t’u gjendet zgjidhja dhe hapësira sa e lejon ligji. Qeveria e PS nuk mund të shkelë ligjin”

Facebook Comments

MineralHygienics.com