May 6, 2024

Jo vetëm të Juves, tani Mourinhon do e kenë inat edhe tifozët e Milanit

Milani po përgatitet për merkaton e janarit dhe sipas mediave italiane, mbrojtësi uruguaian i Atleticos, Diego Godin është objektiv i kuqezinjve për merkaton e verës.

Mbrojtësi mund të shkojë në Milano si një transferim me parametra zero.

Alesio Romanojli, Matia Kaldara dhe Mateo Musakio janë të gjithë të dëmtuar, që do të thotë se Milani ka nevojë për përforcime në repartin e mbrojtjes.

Mirpo, kur gjithçka po shkonte sipas planit, këtu del në skenë Jose Mourinho.

Manchester United është gati të bëjë një merkato shumë cilësorë në janar, për shkak se në muajt e verës mbetën mbrapa rivalëve sa i takon transferimeve.

Trajneri Mourinho kërkon të përforcojë me doemos mbrojtjen dhe objektivi i tij është pikërisht Diego Godin, për të cilin ka ofruar plot 20 milionë euro duke i prishur punë Milanit që ta merrte me parametra zero në verë.

Sigurisht që kjo ndërhyrje e portugezit i cili shikon interesat e veta dhe klubit të tij, nuk do i pëlqejë aspak tifozëve kuqezinj.

Facebook Comments

MineralHygienics.com