
Nov 23, 2018
Burri në burg, protestuesja e Unazës së Re humb fëmijën pas përplasjes me policinë
Protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re ka marrë përmasa tragjike.
Mësohet se një prej grave e cila ishte pjesmarrëse në protestë për të mbrojtur banesën e saj ka humbur shtatzëninë.
Burime nga protestuesit për mediat bëjnë me dije se zonja në fjalë ka abortuar pas përplasjes me policinë.
Erjona Dozhani ka qenë 5 javeshe shtatzënë, por fatkeqësisht ka humbur fëmijën që kishte në bark.
Burimet thanë se, ajo aktualisht ndodhet në spital, ndërsa burri i saj është arrestuar.
Facebook Comments