Pas protestës së dhunshme që u mbajt sot para Kuvendit, Prokuroria e Tiranës ka reaguar përmes një deklarate zyrtare.
Organi i akuzës bënë me dije se janë kryer veprimet e para proceduriale.
Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se janë dëmtuar 15 punonës policie, mes tyre dhe shtetësja I. M, me dëmtime të rënda të shëndetit, punonjëse policie e repartit special “Shqiponja”.
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË NJOFTIM PËR MEDIAT
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me juridiksion të Përgjithshëm, me datën 22.11.2018 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.9146, për veprat penale të: 1. Plagosja e rëndë me dashje, e parshikuar dhe e dënueshme nga nenei 88/1 i K.Penal. 2. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K.Penal (i ndryshuar). 3. “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K.Penal. 4. “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe edënueshme nga neni 262 i K.Penal. 5. “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, eparashikuar dhe e dënueshme nga nenet 274-25 të K.Penal. Pas regjistrimit të procedimit penal është krijuar grupi hetimor në përbërje të të cilit janë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore.
Në drejtimin e prokurorëve janë kryer veprimet e para proceduriale, që kanë të bëjnë me kqyrjen e vendit të ngjarjes, fiksimin e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve, në Spitalin e Traumës në Tiranë, identifkimin nëpërmjet pamjeve filmike, si dhe në bashkëpunim me punonjësit e policisë, të personave që kanë kryer veprime konkrete, me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë së tyre.
Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se janë dëmtuar 15 punonës policie, mes tyre dhe shtetësja I. M, me dëmtime të rënda të shëndetit, punonjëse policie e repartit special “Shqiponja”. Po ashtu në Spitalin e traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore dhe tre qytetarë, pjesmarrës në protestë. Veprimet në lidhje me këtë çështje penale vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave të kryera, si dhe arrestimin e personave përgjegjës dhe dërgimin e tyre para Drejtësisë.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, siguron publikun, se në zbatim të detyrës tonë kushtetuese ka patur dhe do të ketë përkushtim maksimal për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, si dhe kërkon bashkëpunimin e tyre në përmushje të rregullt të kësaj detyre.