May 18, 2024

Gjiknuri: S’ka vendim për shembje pa VKM!

Ministri Damian Gjiknuri, duke i’u referuar protestës te Unaza e Re, bëri të ditur sot në kryesinë e kuvendit se nuk ka vendim për shpronësime dhe shembje ndërtimesh pa dalë VKM nga ana e qeverisë. Sipas tij, Unaza e Madhe është aorta e gjithë Shqipërisë.

“Unaza e Tiranës, ‘aorta’ e gjithë Shqipërisë. Masterplani i projektit për Unazën që në vitin ’89. Po tentohet të pengohet zhvillimi i projektit. Nuk ka prishje, pa dalë VKM për shpronësim. Do dali VKM për 180 objekte. Banorët të bashkë-punojnë me ARRSH. Pastrimi i zonës, pasi të bëhen shpronësimet”, tha ministri .

Gjiknuri i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se rruga Tiranë-Elbasan do të përfundojë breda pranverës së vitit të ardhshëm. “Në fund të shtatorit , parlamenti aprovojë kredinë për këtë rrugë. Në tetor ka nisur me ritme të kënaqshme. Afati është dhjetori, por mund të ketë edhe shtyrje disa mujore, sepse kjo varet edhe nga kushtet atmosferike. Si përfundim i veprës mund të them se do të jetë pranvera e vitit të ardhshëm”, tha ai.

Gjithashtu ministri u ndal edhe tek sektorë të tjerë, të cilat do të preken nga investimet, duke përfshirë energjinë dhe hekurudhat. Sipas ministrit, Shqipëria ka patur një sukses të shtuar në fushën e eksportit të ferro-kromit, sektor ky i cili shihet si krenari prej vitesh në ekonominë e shqiptarëve.

“Shqipërisë i duhet të balancojë nevojat për energji. Ne duhet që të bëjmë politika të kujdesshme që ta mbajmë nën kontroll. Ky sektor deri tani është menaxhuar me kujdes. Humbja e energjisë në rrjet është reduktuar. Paraardhësit e mi kanë bërë disa kontrata disa vjeçare. Trajtimi i mbetjeve, do të ketë mbështetje për inceneratorët”, shtoi Gjiknuri.

Mes tjerash në fjalën e tij, ministri i Energjetikes theksoi se porti i Durrësit do të këtë vëmendje të shtuar dhe kjo sipas tij është prioritet në fushën e transportit të mallrave.

“Investimet kapitale të ferro-kromit, ka shtuar ndjeshëm eksportet. Kjo ndikon në punësim si dhe sjellë të ardhura. Ne besojmë vitin tjetër do të fillojmë investimet në rehabilitimin ne hekurudhave Tiranë-Durrës. Për transportin e mallrave do t’u japim rëndësi, sidomos porti i Durrësit. Ne po bëjmë studime fizibiliteti për hekurudhën mes Greqisë dhe Maqedonisë”, nënvizoi ai.

Facebook Comments

MineralHygienics.com