Pas dhunës së ushtruar nga policia mbi protetsuesit dhe dhjetra shoqërimeve në polici të protestuesve me forcë, ka reaguar LSI-ja, e cila e ka dënuar ashpër përpjekjen e kryeministrit Edi Ramës për të shuar protestën.
Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, ka denoncuar edhe me fakte të tjera se në Unazën e re po ndodh një megaaferë vjedhjeje.