December 25, 2024

Rama i prerë: Ku cënohet prona e përbashkët, s’ka legalizim

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për banorët e Unazës e Re, duke dënuar bllokimin e rruëgës që ata bëjnë gjatë protestave kundër prishjes së banesave e bizneseve të tyre.

Ai i quajti “shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi”.

Kryeministri Rama qëndroi i prerë në me banorët që protestojnë ndërsa theksoi se atje ku janë bërë ndërtime mbi pronën e përbashkët të qytetarëve, nuk do të ketë legalizime. Mes të tjerash kreu i qeverisë sulmoi edhe opozitën, duke e cilësuar si ‘mish përtokë’ që i ka ngelur vetëm flamuri i grisur.

“Pa asnjë gajle bllokojnë qarkullimin dhe natyrisht janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror dhe politik të këtij vendi. S’po zgjatem. Por meqë folëm për legalizim, por që të kesh aplikuar në legalizim, s’do të thotë se je legalizuar nëse shtëpia jote bie mbi shtratin e lumit, mbi tubacionet e ujësjellësit/kanalizimit dhe kështu me radhë. Janë qartësisht të përcaktuara në ligj që e bëjnë të qartë këtë gjë.

Një godinë nuk mund të kthehet në pronë të ligjshme kur cënohet prona e ligjshme. ka një abuzim të madh me këtë koncept. Nuk është e njëjta gjë që të kesh ndërtuar një shtëpi për të futur kokën në një territor ku s’je bërë pengesë dhe të ndërtosh kate të tëra për biznes në shtratin e rrugës dhe të pretendosh pas 15 vitesh dëmshpërblim 100%. Po për çfarë?”, pohoi ai.

“Kemi njohur një kategori deri dje të panjohur, është ajo shprehja iku ujku dhe çakalli bën kërdinë. Individë, që shfaqen kërcënues dhe të lënduar në bllokimin e paligjshëm të pandershëm të rrugës. Kërcënojnë se duan dëmshpërblim nga taksat e qytetarëve që i është marrë territori, që meritojnë unazën e re, e pa asnjë gajle bllokojnë qarkullimin e janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi,” tha Rama.

Facebook Comments

MineralHygienics.com