Një përleshje ka ndodhur në burgun e Sollicciano-s në Itali. Këtë herë përleshja ka ndodhur në mes dy grupesh të dënuarish, shqiptarë dhe rumunë, të cilët “konkurrojnë” për territori brenda rrethimit të vendit të vuajtjes së dënimit.
Oficerët e policisë së burgut raportuan situatën e dalë jashtë kontrollit.
Autoritetet kërkuan zyrtarëve të burgut, që të marrin masa kundër atyre që janë përgjegjës.
“Ne kërkojmë një komision hetimor për të hedhur dritë mbi sistemin e burgjeve – thanë autoritetet – pikat kritike të cilit janë menaxhimi”.