December 23, 2024

Panuçi: Unë nuk e jap kurrë dorëheqjen

Fitorja me Uellsin 1-0 në miqësore ka rritur ndjeshëm atmosferën në kampin kuqez, teksa edhe trajneri Panuçi duket më i qetë.

Në koferencën për shtyp pas ndeshjes, ai pohoi se tani barka lëkundet më pak dhe se ky trium ka rikthyer optimizmin në skuadër.

Ai shprehet:

Jam i lumtur për këtë fitore, për djemtë, federatën. Por nuk duhet të mendojmë se nuk kemi probleme. Kur thashë që është faji im, e kisha në aspektin se duhej të ndryshoja diçka. Djemtë u ndjenë më mirë edhe pse ishte miqësore, në pjesën e dytë hynë Bejl e Ramsei, se atyre nuk u pëlqen të humbin. Ne ditëm të vuanim, ishim kompakt, bëmë 3-4 kundërzbritje e mund të bënim ndonjë gol tjetër. Kemi shumë lojtarë të për rikuperuar
Është e qartë që fitoret ta japin atmosferën. Është normale të vihem në diskutim, të thuhet ajo që u tha para ndeshjes. Por djemtë kanë punuar gjithmonë me seriozitet dhe nëse do të mendoja vetëm një sekondë që djemtë nuk më mbështetnin, do të shkoja unë te Duka që t’i kërkoja të largohesha. Unë nuk jap kurrë dorëheqjen, se më pëlqen të luftoj edhe kur barka po tronditet. Në këtë moment barka është në det të trazuar. Ishte më shumë, tani më pak.

Facebook Comments

MineralHygienics.com