November 26, 2024

Edi Rama: Jam kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë

Media gjermane ARD i ka kushtuar një reportazh ekspozitës së kryeministrit Edi Rama, me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë në qytetin e Rostockut.

Reportazhi trajton edhe karrierën e Ramës dhe familjen duke përfshirë në plane edhe djalin e vogël, Zahon dhe nënën e tij, Linda Ramën.

I pyetur se ky krijohet gjithë kjo punë artistike, kryeministri i tregon një foto nga celulari i tij.

“Kjo është tavolina në zyrën time. Këtu janë fletat dhe lapsat me ngjyra. Puna më ndihmon që të ndërtoj balancën”, ka thene Rama.

Ndërkohë ai nuk ka lënë pa i kushtuar vëmendje edhe vizitorëve të shumtë të ekspozitës së tij.

Madje njërit prej tyre i ka treguar edhe për kopjen e një letre që i kishte dërguar kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilën më pas e kishte pikturuar sipër.

Nisur edhe nga titulli “Edi Rama: Kryeministri i Shqipërisë dhe artisit”, nuk u la në hije edhe karriera e Ramës si politikan, duke nisur që nga puna si kryebashkiak.

“Buxheti që mu dha ishte asgjë. Ishte asgjë. diçka. Shumë pak. Por duhej bërë ndryshimi. Filloi rritja e mbledhjes së taksave dhe ndryshimi i niveleve. Tani jam kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri”, thekson kryeministri.

Ekspozita është hapur më 17 nëntor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar, ndërkohë që bileta është 4 euro.

Facebook Comments

MineralHygienics.com