December 25, 2024

Reagon Albana Vokshi: Gjuhë e papranueshme! Edhe heshtja ndaj saj njësoj

Edhe deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar ndaj qendrimeve të deputetit socialist Alket Hyseni. Në një shenim në faqen e saj në facebook Vokshi shkruan se “gjuha e tij raciste duhet të dënohet hapur dhe prerë nga të gjithë ata që çmojnë dhe respektojnë të drejtat e njeriut. Organizmat ndërkombëtare duhet të reagojnë”.

Ja postimi i plotë i deputetes së PD

Deputeti i Ramës Alket Hyseni, në një status në rrjetet sociale, ka përdorur një gjuhë raciste, diskriminuese dhe të papranueshme ndaj personave me aftësi ndryshe duke i përdorur ata si standart përcmimi, sharje e urrejtje.

Ndryshimi i mëvonshëm i pandjerë i statusit të deputetit Hyseni, dhe zëvendësimi i fjalës “autik” është krejt i pamjaftueshëm.

Heshtja e Ramës dhe e grave deputete te PS ndaj gjuhës së pushtetit që nxit urrejtje e dhunë, është e papranueshme.

Gjuha e tij raciste duhet të dënohet hapur dhe prerë nga të gjithë ata që cmojnë dhe respektojnë të drejtat e njeriut. Organizmat ndërkombëtare duhet të reagojnë.

Kryetari i Kuvendit të zbatojë menjëherë nenin 6, të Kodit të Etikës, që ndalon deputetin të përdorë një gjuhë të shprehuri, që nxit urrejtjen dhe diskriminimin ndaj personave me aftësi ndryshe.

Kërkoj nga institucionet kundër diskriminimit dhe mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të reagojnë sipas dispozitave ligjore.

Image

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com