Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e djeshme ku mbetën të plagosur me thikë babë e bijë. Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e djeshme në lagjen ‘Çlirimi’ në Berat. Gazetarja Enda Petova raporton për ‘BW’ se shkak i ngjarjes në fjalë ishte bërë ndërprerja e lidhjes së dashurisë mes autorit të ngjarjes, Fatjon Toska dhe 23-vjeçares së plagosur, shtetases me inicialet R.D.
Po ashtu mësohet se Toska kishte shkuar dje në banesën e ish-të dashurës së tij, për t’i kërkuar shpjegime për faktin se pse ishin ndarë. Në debat e sipër është përfshirë dhe babai i saj, 53-vjeçari me inicialet G.D., ndërkohë që 32-vjeçari i ka plagosur me thikë.
Fill pas ngjarjes babë e bijë u transportuan me urgjencë në spital ku morën mjekim dhe pas disa orësh u larguan për në banesë. Ndërkohë mbi 32-vjeçari rëndon akuza “Plagosja e lehtë me dashje”.