April 20, 2024

PS: ‘Venecia’ taban i demokracisë, PD: Jo dy standarde!

Një delegacion i Komisionit të Venecias ka zhvilluar një takim me përfaqësues të partive politike. Në përfundim, deputeti demokrat Edmond Spaho tha se përfaqësuesve të Venecias i parashtruan qëndrimin e PD për se nuk duhet të ketë dy standarde

Ne parashtruam qëndrimin e PD-së i cili në thelb është se nuk duhet të ketë dy standarde, por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet për politikanët, kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar”, tha Spaho

Ndërsa Ulsi Manja i PS tha se e mirëpresin opinionin e Venecias si tabanin e demokracisë.

Në këndvështrimin tonë takimi me delegacionin ishte shumë i frytshëm. Ishte një takim informues dhe sqarues me pyetje dhe përgjigje nga të dyja palët. Ne besojmë shumë në kompetencën de autoritetin e Komisionit të Venecias lidhur me opinionet e tyre lidhur me ndryshimet kushtetuese. Shpjegimet dhe mendimet tona do t’ua dorëzojmë edhe me shkrim edhe pse në materialin që kemi dërguar në Venecia nga Kuvendi ne i kemi dërguar disa pyetje. Por gjithësesi ne mirëpresim opinionin  e Venecias si tabanin e demokracisë. 

Ndërsa pak më parë pashë që pati një prononcim edhe nga  opozita, që u shprehën se takimi me komicionin e Venecias ishte rezultativ. Por në fakt nuk di kujt ti besoj, asaj që tha Spaho sot apo asaj që tha Basha dje në Berat. Se dje tha: Unë nuk e di pse vjen Komisioni i Venecias sepse ne nuk i kemi ftuar. Ndërsa sot zoti Spaho dhe delegacioni i opozitës e konsideruan takimin frytdhënës dhe vlerësojnë ndihmën e Komisionit të Venecias”,tha Manja.

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon