Pas një vere të tejzgjatur, dimri erdhi me reshje dëbore e pritet në ditët në vijim, edhe reshje shiu të dendura.
Sipas IGJEUM Shqipëria do të përballet me reshje shiu intensive të cilat do të rrezikojnë përmbytje në dy qarqe, Korça dhe Gjirokastra.
Sot pasdite dhe nesër, e martë, 20 nëntor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve.
Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive. Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zon
a urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 16 °C
në vendet e ulëta: 11 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 10 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë.