April 25, 2024

Europa e prerë: Pakti për ‘Brexit’ nuk mund të rinegociohet

Gjermania dhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian i kanë thënë Britanisë të hënën se draft marrëveshja e tyre për Brexitin, nuk mund të rinegociohet, transmeton Rueters. Kryeministrja britanike, Theresa May është duke u përballur me vëshirësi në Angli për të mbajtur gjallë paktin dhe për ta shtyrë në votim në Parlamentin Britanik, pavarësisht kritikave nga politikanët pro-Brexitit dhe përfaqësues të Irlandës Veriore që dëshirojnë ruajtjen e lidhjeve më të ngushta me BE-në, raporton rel.

“Nuk mund të arrihet pakt më i mirë se ky”, ka thënë ministri i Gjermanisë për Çështje Evropiane, Michael Roth. Pas më shumë se dy vjetësh prej kur britanikët kanë votuar për t’u larguar nga BE-ja, të dyja palët janë pajtuar për një pakt fillestar dhe janë duke punuar në lidhjet e së ardhmes. Pavarësisht pse fati i këtij pakti është i paqartë sa i përket palës britanike, BE-ja është duke bërë përgatitje për një samit të dielën e ardhshme lidhur me këtë çështje.

Një varg i liderëve kanë përsëritur deklaratat se megjithatë një pakt për Brexitin është më i mirë se ndonjë proces që mund të përfundojë pa marrëveshje në mes të BE-së dhe Britanisë. “Secila marrëveshje është më e mirë në krahasim me Brexit pa pakt”, ka thënë ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn pasi ka arritur në Bruksel.

“Mendoj se është në interesin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian që marërveshja të bëhet realitet”, ka shtuar ai. Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit. Britania pritet të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019.

Facebook Comments

MineralHygienics.com