April 20, 2024

Arilena Ara, flet për puthjet e klipit me bjondin: Më këputi

Ajo habit me deklaratat e saj pa dorashka. Këngëtarja e njohur Arilena Ara së fundmi ka publikuar klipin e saj “I’ll give you my heart”.

Ajo që u evidentua gjatë këtij klipi, ishin skenat intime të këngëtares me një model bjond, i cili ishte protagonist në klip.

E ftuar mbrëmjen e kaluar në “Xing me Ermalin”, këngëtarja ka treguar se ka xhiruar shumë skena puthjesh për videoklipin aq sa është lodhur.

“Këtë djalin e zgjodhi stafi. Ky duhet të vinte disa orë përpara xhirimeve. Unë doja të vinte më përpara se doja ta njihja se unë do e puthja djalin e botës. S’mund ta puthja ashtu direkt. Ai erdhi në momentin e fundit, direkt për puthje. Filluam xhirimet e puthjes së mëngjesit, një puthje e lehtë. Më vonë u nxeh situata.

Aq shumë u lodha, sa thashë ‘Nuk dua më të puth’. Për mbylljen e videoklipit regjisori tha të shtrihej djali, pastaj unë sipër tij dhe të putheshim. Avash ore ti i thashë se më ka dal gjuha mbrapa, s’dua më i thashë,”- tregoi Arilena dhe më pas filloi të qeshte.

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon