December 25, 2024

Presidenti Meta, fjalim në Kuvend për tolerancën dhe paqen

Presidenti Ilir Meta mbajti një fjalim sot në Kuvendin e Shqipërisë, në Sesionin e Dytë Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen.

“E ardhmja në paqe, në tolerancë dhe në bashkëpunim me rajonin tonë, – tha Meta ndër të tjera, –  qëndron në mësimin se të gjitha kombet tona në këtë rajon në çdo shtet janë diku shumicë dhe pakicë dhe e vetmja rrugë për një bashkëjetesë të qëndrueshme dhe të përhershme është përdorimi i standarteve të njëjta të respektimit të minoriteteve nga të gjithë ne.

Dua ta mbyll këtë fjalë me arsimin dhe me edukimin e të rinjve, si shtylla kryesore e çdo shoqërie. Unë besoj se produkti dhe suksesi më i madh i edukimit është në radhë të parë edukimi i tolerancës në radhë të parë tek vetë fëmijët tanë.

Aty ku ka injorancë, ka varfëri, ka konflikte, ka arrogancë, ka keqqeverisje, ka potencial të lulëzojë ekstremizmi i të gjitha llojeve dhe të triumfojë totalitarizmi.

E kundërta është e vërtetë: shtetet dhe kombet që kanë investuar në arsimin e të rinjve , kanë garantuar zhvillimin dhe prosperitetin e shoqërive të tyre, ndaj paqja dhe toleranca asnjëhërë nuk mund të jenë vlera edhe asete të përhershme nëse nuk investojmë vazhdimisht.”

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com